Shiroka Pula merr letër urimi nga presidenti austriak Alexander Van der Bellen

Shiroka Pula merr letër urimi nga presidenti austriak Alexander Van der Bellen

Written by

in

Sipas njoftimit të Zyrës së Presidentes së Kosovës, në letrën e urimit, presidenti austriak ka vlerësuar marrëdhëniet e thella ndërmjet Kosovës dhe Austrisë në fushën politike, ekonomike dhe kulturore, si dhe lidhjet e fuqishme njerëzore ndërmjet dy vendeve.

Van der Bellen ka shprehur vlerësimin e tij për rolin e rëndësishëm të mërgatës kosovare në Austri dhe ka theksuar gatishmërinë për të bashkëpunuar me Presidenten Shiroka Pula në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, në funksion të së ardhmes së përbashkët evropiane.

Në letër, presidenti austriak ka ritheksuar përkushtimin e Austrisë për integrimin në Bashkimin Evropian të të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai ka siguruar se Austria do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në procesin e reformave dhe në përparimin e saj drejt integrimit evropian.

Në përfundim të letrës, Van der Bellen i ka uruar Presidentes Shiroka Pula suksese në përmbushjen e mandatit të saj, njofton Presidenca.

Burimi: RTKLive