
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Federale të Gjermanisë, Stephan Harbarth.
Gjatë takimit, palët kanë diskutuar për rëndësinë e mbrojtjes së rendit kushtetues, garantimit të të drejtave dhe lirive themelore, si dhe forcimit të sundimit të ligjit.
Në fokus të bisedës ishte edhe bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Gjermanisë në këto fusha.
Po ashtu, është diskutuar për diasporën kosovare në Gjermani, me theks të veçantë te edukimi dhe integrimi i saj, si dhe kontributi i vazhdueshëm i komunitetit kosovar në jetën ekonomike dhe shoqërore të këtij shteti.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali