Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti, i cili e ka uruar për marrjen e detyrës.
Gjatë takimit, Ajeti e ka njoftuar presidenten për situatën aktuale të sigurisë kombëtare.
Po ashtu, në takim është diskutuar për koordinimin ndërmjet institucioneve të sigurisë, me qëllim të garantimit të një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Burimi: Dukagjini
