Shiroka Pula takoi akademiket Limani, Mushkolaj dhe Prelvukaj

Shiroka Pula takoi akademiket Limani, Mushkolaj dhe Prelvukaj

Written by

in

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim akademiket Myzafere Limani, Gjyljeta Mushkolaj dhe Zake Prelvukaj.

Gjatë takimit u diskutua për rolin e akademisë në zhvillimin e shtetit, rëndësinë e arsimit të lartë, avancimin e shkencës dhe kontributin e grave në jetën akademike dhe publike.

Presidentja Shiroka Pula vlerësoi kontributin e tyre në fushat përkatëse dhe angazhimin e vazhdueshëm në zhvillimin e arsimit, shkencës dhe shoqërisë në Kosovë. Ajo theksoi rëndësinë e përvojës dhe ekspertizës së tyre në adresimin e sfidave dhe në avancimin e mëtejshëm të shtetit.

Burimi: RTKLive