Sipas njoftimit të Presidencës, Shiroka Pula ka vlerësuar Zvicrën si një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës në aspektin politik, ekonomik dhe zhvillimor.
Ajo ka shprehur mirënjohje për mbështetjen shumëvjeçare të Zvicrës në procesin e shtetndërtimit dhe në rrugëtimin evropian të Kosovës, si dhe për kontributin e mërgatës shqiptare në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Në takim është vlerësuar edhe kontributi i kontingjentit zviceran Swisscoy në kuadër të misionit të KFOR-it, në mbështetje të sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë.
Presidentja Shiroka Pula ka theksuar se bashkëpunimi me Zvicrën do të vazhdojë të thellohet.
Burimi: RTKLive
