Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim Besiana Kadarenë, me të cilën ka diskutuar për trashëgiminë letrare dhe kulturore të shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadare.
Takimi është zhvilluar në kuadër të hapjes së ekspozitës “Kosova e Kadaresë”, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, e organizuar me rastin e 90-vjetorit të lindjes së shkrimtarit.
Presidentja Shiroka Pula ka vlerësuar rëndësinë e ekspozitës për ruajtjen e kujtimit të veprës së Kadaresë, njohjen e lidhjeve të tij me Kosovën dhe ndikimin e letërsisë së tij në kulturën shqiptare dhe më gjerë.
Burimi: RTKLive
