
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Anu Prattipati, e cila e ka uruar për marrjen e detyrës.
Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit, Shiroka Pula ka shprehur mirënjohjen për urimin dhe ka riafirmuar përkushtimin e saj për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në këtë kontekst, presidentja ka theksuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe vazhdimit të koordinimit të ngushtë për çështjet me interes të përbashkët.
Sipas Presidencës, ky bashkëpunim shihet si i rëndësishëm për ruajtjen e paqes dhe sigurisë rajonale, si dhe për zhvillimin dhe avancimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali