Shkëlqeu me dygolësh në fitoren ndaj Dukagjinit, Albin Prapashtica shpallet “Ylli i Javës” në Superligë

Shkëlqeu me dygolësh në fitoren ndaj Dukagjinit, Albin Prapashtica shpallet “Ylli i Javës” në Superligë

Written by

in

Shkëlqeu me dygolësh në fitoren ndaj Dukagjinit, Albin Prapashtica shpallet “Ylli i Javës” në Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të ligës, Albi Mall, ka ndarë çmimin tradicional “Ylli i Javës” për xhiron e 11-të në Superligë, i cili këtë herë i ka takuar sulmuesit të FC Feronikeli 74, Albin Prapashtica.

Prapashtica ishte figura qendrore në triumfin e thellë 3:0 që skuadra nga Drenasi e arriti përballë FC Dukagjinit, transmeton Klankosova.tv.

Sulmuesi drenicas realizoi dy gola vendimtarë, duke u shquar për efikasitet të lartë para portës kundërshtare dhe angazhim të vazhdueshëm përgjatë 90 minutave, çka ndihmoi ekipin e tij të arkëtonte tri pikë me peshë të madhe për ecurinë në tabelë.

Vlerësimi për më të mirin e kësaj jave u bë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, i cili njëzëri ia atribuoi çmimin Prapashticës si lojtari më me ndikim i fundjavës në elitën e futbollit kosovar.