Shkoi për të blerë ushqime, por doli milionere – amerikanja nuk u besonte syve

Shkoi për të blerë ushqime, por doli milionere – amerikanja nuk u besonte syve

Written by

in

Një grua 61-vjeçare nga Michigan i Shteteve të Bashkuara ka fituar një milion dollarë në lotari, pasi bleu një biletë gjatë një vizite të zakonshme në supermarket.

Alisa Moore kishte përfunduar blerjet në supermarket, kur vendosi të blinte një biletë lotarie.

“Teksa po dilja nga supermarketi, u ndala te kioska e lotarisë dhe bleva një biletë Powerball”, tregoi ajo.

Të nesërmen, kur kontrolloi biletën përmes aplikacionit të lotarisë, ajo mbeti e habitur nga shuma që iu shfaq në telefon.

“Kur pashë një milion dollarë në ekran, për pak sa nuk rashë nga karrigia! E kontrollova biletën përsëri, pastaj edhe për herë të tretë, sepse nuk mund ta besoja atë që po shihja”, rrëfeu 61-vjeçarja.

Moore tha se paratë e fituara planifikon t’i përdorë për të shlyer kredinë e shtëpisë dhe për të kursyer për të ardhmen. /Telegrafi/