Ka shkuar në 68 numri i personave që kanë humbur jetën nga përplasja e dy trenave të shpejtësisë së lartë në jug të Madridit, në Spanjë.
Mbi 500 pasagjerë ndodheshin në dy trenat në momentin e aksidentit, ndërsa dhjetëra persona kanë mbetur të lënduar.
Sipas autoriteteve spanjolle, 77 persona po trajtohen në spital, 15 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, raporton BBC.
Ministrja e Shëndetësisë, Monica García, ka bërë të ditur se të gjitha spitalet kanë aktivizuar planet e emergjencës, duke përforcuar shërbimet emergjente dhe sallat e operacionit për t’u përballur me fluksin e të lënduarve.
Ndërkohë, kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka thënë se vendi është në zi pas tragjedisë, ndërsa shumica e partive kryesore kanë pezulluar fushatën për zgjedhjet e përgjithshme.
Shkaku i aksidentit është ende nën hetim.
Ministri spanjoll i Transportit e ka cilësuar si të pashpjegueshëm vendimin e qendrës së kontrollit që, sipas tij, çoi në përplasjen e trenave, pasi një defekt kompjuterik fillimisht kishte shkaktuar ndalimin e tyre.
Burimi: Dukagjini
