Shpallen rezultatet për prokurorë të rinj: Mbi 100 kandidatë kalojnë Testin Kualifikues

Shpallen rezultatet për prokurorë të rinj: Mbi 100 kandidatë kalojnë Testin Kualifikues

Written by

in

Shpallen rezultatet për prokurorë të rinj: Mbi 100 kandidatë kalojnë Testin Kualifikues

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka publikuar sot rezultatet përfundimtare të Testit Kualifikues për procesin e rekrutimit të prokurorëve të rinj të Shtetit.

Testi është mbajtur gjatë ditës së djeshme në ambientet e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, me pjesëmarrjen e dhjetëra kandidatëve që i nënshtruan procedurës filtruese.

Pas vlerësimit të fletëtestimeve, Komisioni për Rekrutim ka zyrtarizuar listën me emrat e kandidatëve që kanë arritur të kalojnë me sukses këtë etapë të parë të procesit.

Kandidatët që kanë kaluar testin do t’i nënshtrohen fazave të mëtejshme të vlerësimit, të cilat përfshijnë provimin me shkrim dhe intervistimin verbal, me qëllim përzgjedhjen e prokurorëve të rinj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali