Shpallet i pafajshëm pjesëtari i FSK-së i akuzuar për përdhunim

Shpallet i pafajshëm pjesëtari i FSK-së i akuzuar për përdhunim

Written by

in

Shpallet i pafajshëm pjesëtari i FSK-së i akuzuar për përdhunim

Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), me inicialet B.H., është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Crown Court në Norwich të Mbretërisë së Bashkuar.

Ministria e Mbrojtjes, tha se vendimi është marrë të hënën, më 16 nëntor.

Sipas njoftimit të ministrisë, gjatë seancës gjyqësore Prokuroria ka konfirmuar se nuk do të paraqesë prova kundër pjesëtarit të FSK-së.

Pas kësaj, gjykata ka urdhëruar regjistrimin e vendimit lirues lidhur me akuzën për veprën penale të përdhunimit.

Me këtë vendim, të gjitha procedurat gjyqësore ndaj tij kanë përfunduar.

Ministria e Mbrojtjes ka ritheksuar përkushtimin ndaj sundimit të ligjit, pavarësisë së drejtësisë dhe respektimit të parimit të prezumimit të pafajësisë.

Ndryshe, rasti i pjesëtarit të FSK-së ishte raportuar edhe më herët në mediat britanike dhe kosovare, ndërsa ndaj tij ishin ngritur akuza për vepra penale seksuale.

Njoftimi i plotë:

Gjykata në Mbretërinë e Bashkuar jep vendim lirues ndaj pjesëtarit të FSK-së

Ministria e Mbrojtjes njofton opinionin publik se dje, më 16 nëntor 2026, në Gjykatën Crown Court në Norwich, në Mbretëri të Bashkuar, pjesëtari i FSK, B.H., është shpallur i pafajshëm.

Gjatë seancës, Prokuroria konfirmoi se nuk do të paraqiste prova kundër tij, ndërsa gjykata urdhëroi regjistrimin e vendimit lirues lidhur me akuzën për veprën penale të përdhunimit. Me këtë vendim, të gjitha procedurat gjyqësore ndaj tij kanë përfunduar.

Ministria e Mbrojtjes rithekson përkushtimin e saj ndaj sundimit të ligjit, pavarësisë së drejtësisë dhe respektimit të parimit të prezumimit të pafajësisë.

Burimi: Insajderi