Shqipëri: Dhunoi bashkëshorten në prani të fëmijëve të mitur, arrestohet 47-vjeçari

Shqipëri: Dhunoi bashkëshorten në prani të fëmijëve të mitur, arrestohet 47-vjeçari

Written by

in

Shqipëri: Dhunoi bashkëshorten në prani të fëmijëve të mitur, arrestohet 47-vjeçari

Një 47-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Vau të Dejës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, në prani të fëmijëve të tyre të mitur.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. A., banues në fshatin Kaç, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 140 fishekë, shkruan abcnews.al, transmeton klankosova.tv.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.