Shqipëria me një “këmbë” në Ligën B, Elseid Hysaj shënon gol të bukur

Shqipëria me një “këmbë” në Ligën B, Elseid Hysaj shënon gol të bukur

Written by

in

Shqipëria ka dyfishuar epërsinë në përballjen ndaj Bjellorusisë.

“Kuq e Zinjtë” arritën të shënojnë edhe në golin e dytë, në kohën më të mirë, kur Bjellorusia ishte më kërkuese.

Ishte mbrojtësi i krahut Elseid Hysaj që shënoi nga distanca për ta lënë portierin vendas të shokuar dhe dërguar rezultatin në 0-2.

Goditja e Hysajt nuk u ndalë më së miri nga portieri dhe kësisoj përfundoi brenda rrjetës (57’).

Kësisoj, Shqipëria është shumë afër ta sigurojë avancimin në Ligën B të Ligës së Kombeve./Telegrafi/