Shqipëria me projektligj që u mundëson të burgosurve të zgjedhin vetë mjekun dhe spitalin

Shqipëria me projektligj që u mundëson të burgosurve të zgjedhin vetë mjekun dhe spitalin

Written by

in

Shqipëria me projektligj që u mundëson të burgosurve të zgjedhin vetë mjekun dhe spitalin

Deputetja socialiste në Shqipëri, Enriketa Jaho ka dorëzuar një projektligj që parasheh mundësinë e zgjedhjes së lirë të mjekut dhe spitalit nga personat e burgosur, me kusht që shpenzimet për këto shërbime t’i mbulojnë vetë të burgosurit.

Sipas arsyetimit të projektligjit, personat që janë të privuar nga liria nuk kanë burime aktive ekonomike, ndaj përfitojnë shërbime shëndetësore pa pagesë.

Ndërkaq, ndryshimet e propozuara parashohin që të burgosurit të kenë mundësi të zgjedhin vetë mjekun dhe spitalin, pavarësisht nëse mund t’i përballojnë kostot e këtyre shërbimeve.

Projektligji vlen vetëm për shërbimet shëndetësore brenda vendit, raporton Top Channel, transmeton Klan Kosova.

Ndërkaq, për personat që paraqesin rrezikshmëri të lartë, kjo mundësi duhet t’i nënshtrohet shqyrtimit paraprak. /Klankosova.tv