SHSKUK-ja ndan afro 986 mijë euro për materiale të kardiologjisë invazive

SHSKUK-ja ndan afro 986 mijë euro për materiale të kardiologjisë invazive

Written by

in

Vlera e përgjithshme e kontratave arrin në 985 mijë e 560 euro e 75 centë, ndërsa furnizimi është paraparë të bëhet për një periudhë 24-mujore, në barnatoren qendrore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Sipas të dhënave të tenderit, kontratat janë ndarë në lote të ndryshme, në bazë të produkteve dhe materialeve të kërkuara nga SHSKUK-ja.

Në lotin e parë, për furnizim me guiding kateter, janë ndarë 209 mijë e 700 euro, ndërsa kontrata i është dhënë kompanisë AGS Corporation SH.P.K.

Për kateterët diagnostikë, në lotin e dytë janë ndarë 87 mijë e 360 euro, me kompaninë Yess Pharma SH.P.K. si fituese. Ndërkaq, në lotin e tretë, për furnizim me kateter ballon koronar semikompliant, janë ndarë 148 mijë e 200 euro, kontratë kjo që i është dhënë sërish AGS Corporation SH.P.K.

Në mesin e kompanive përfituese është edhe KO MED L.L.C., së cilës në lotin e pestë i është dhënë kontrata në vlerë prej 24 mijë e 250 eurosh për furnizim me introducer sheath.

AGS Corporation SH.P.K. ka fituar edhe lotin për furnizim me tela diagnostikues, në vlerë prej 8 mijë e 600 eurosh. Ndërsa loti i shtatë, për furnizim me PTCA guidewire për CTO, i është dhënë Medical Group SH.P.K., për shumën prej 5 mijë e 580 eurosh.

Kjo kompani nuk është e vetmja përfituese nga kontratat e ndara për materialet e kardiologjisë invazive. Në lotin e 11-të, AGS Corporation SH.P.K. ka fituar kontratën prej 56 mijë e 400 eurosh për furnizim me PTCA workhorse guidewire.

Po kështu, kësaj kompanie i është dhënë edhe kontrata në vlerë prej 124 mijë eurosh për furnizim me set terapeutik, në lotin e 13-të.

Për furnizim me set steril për angjiografi me përbërje janë ndarë 107 mijë e 200 euro.

Ndërkaq, kompania Solution D Medical SH.P.K. ka përfituar dy kontrata: 36 mijë e 212 euro për furnizim me mikrokateter koronar dhe 82 mijë e 120 euro për furnizim me sistem të mbylljes, në lotin e 16-të.

Në lotin e 18-të, për furnizim me kateter IVUS janë ndarë 38 mijë e 500 euro. Për setin kontrollues të dorës, që përdoret për administrimin e kontrastit dhe tretjes fiziologjike, janë ndarë 1 mijë e 968 euro e 75 centë.

AGS Corporation SH.P.K. ka fituar edhe kontratën në vlerë prej 44 mijë e 400 eurosh për furnizim me pajisje për mbylljen e arterieve radiale, në lotin e 24-të.

Kjo kompani është shpallur fituese edhe për furnizim me kateter aspirues për trombektomi mekanike, në vlerë prej 5 mijë e 400 eurosh.

Ndërsa kontrata për furnizim me tuba lidhës për presion të lartë, në vlerë prej 5 mijë e 670 eurosh, i është dhënë kompanisë Agani L.T.D.

Furnizimi me këto materiale dhe pajisje është paraparë të zgjasë 24 muaj, ndërsa procedura e prokurimit është zhvilluar përmes procedurës së hapur.

Burimi: RTKLive