Shtetasi i Maqedonisë kapet me 68 kilogramë kokainë në Francë

Shtetasi i Maqedonisë kapet me 68 kilogramë kokainë në Francë

Written by

in

Si rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm policor ndërkombëtar dhe shkëmbimit në kohë të informacionit operativ nga Byroja e Sigurisë Publike e Ministrisë së Brendshme, në territorin e Francës, në stacionin e pagesës “Fontaine”, u sekuestruan 68 kilogramë kokainë, të gjetur në një automjet transporti të drejtuar nga shtetasi i RMV-së, M.F. (44).

Siç njoftojnë nga MPB Maqedoni, sekuestrimi është rezultat i informacionit operativ të ofruar nga Departamenti i Policisë Kriminale, përkatësisht Njësia e Trafikimit të Drogës, e cila iu dorëzua autoriteteve kompetente franceze përmes Sektorit për Bashkëpunim Policor Ndërkombëtar dhe Europolit.

“Ky është aksioni i dytë ndërkombëtar i suksesshëm në një periudhë prej një muaji, pas bashkëpunimit të mëparshëm me policinë greke, i cili rezultoi në sekuestrimin e 324 kilogramëve marihuanë”, thonë nga MPB.