Si në filma: Armë me shurdhuese në veturë dhe dyshime për një plan vrasjeje në Prishtinë cak 36-vjeçari, këta janë katër të dyshuarit

Si në filma: Armë me shurdhuese në veturë dhe dyshime për një plan vrasjeje në Prishtinë cak 36-vjeçari, këta janë katër të dyshuarit

Written by

in

Si në filma: Armë me shurdhuese në veturë dhe dyshime për një plan vrasjeje në Prishtinë cak 36-vjeçari, këta janë katër të dyshuarit

Një plan i dyshuar për vrasjen e një personi në Prishtinë ka vënë në lëvizje Policinë e Kosovës, e cila gjatë një operacioni ka zbuluar dy armë zjarri, njërën prej tyre me shurdhues, si dhe ka sekuestruar një veturë.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se cak i dyshuar i planit për vrasje ishte Vigan Bekqeli, rreth 36-vjeçar.

Për rastin po hetohen katër persona: Evatar Ajvazi, Bekim Rexhepi, Gëzim Begu dhe Fidaim Hoti.

Rasti nisi të hetohej mbrëmjen e 27 nëntorit, rreth orës 22:15, pasi hetuesit pranuan informacione se disa persona dyshohej se po përgatitnin vrasjen e Bekqelit.

Në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme nisën veprimet hetimore, duke identifikuar fillimisht personin që dyshohej se ishte cak i planit.

Gjatë hetimeve, Policia identifikoi dhe sekuestroi një veturë që dyshohet se lidhej me rastin. Në të, gjatë ekzaminimit nga ekspertët e kriminalistikës, u gjet një pistoletë me shurdhues dhe pesë fishekë.

Më pas, policia bastisi shtëpitë dhe objektet përcjellëse të katër të dyshuarve. Gjatë operacionit u arrestua Evatar Ajvazi, rreth 38-vjeçar, në shtëpinë e të cilit u gjet edhe një pistoletë tjetër me shtatë fishekë.

Ndërkaq, tre të dyshuarit e tjerë, Bekim Rexhepi, rreth 51-vjeçar, Gëzim Begu, rreth 29-vjeçar dhe Fidaim Hoti, rreth 46-vjeçar, nuk u gjetën gjatë bastisjeve dhe janë në kërkim policor.

Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, Ajvazit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Rasti po hetohet nën dyshimet për veprat penale “Përgatitja e veprës penale të vrasjes së rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Burimi: Insajderi