Sindikalistët e KEK-ut dalin në protestë për pakënaqësitë me pagat

Sindikalistët e KEK-ut dalin në protestë për pakënaqësitë me pagat

Written by

in

Sindikalistët e KEK-ut dalin në protestë për pakënaqësitë me pagat

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës ka organizuar protestë për sot duke filluar nga ora 11:00.

SR-KEK ka bërë të ditur të mërkurën se do të organizojë transport për punëtorët që do të marrin pjesë në protestën e 12 nëntorit.

Kjo sindikatë ka njoftuar se nisja e transportit do të bëhet në dy orare, në orën 10:00 dhe 10:15, ndërsa kthimi është planifikuar për në orën 12:00.

Transporti do të organizohet në disa linja, duke përfshirë vendbanime dhe lokacione të ndryshme, si Grabovci, Mirashi, Obiliqi, Prishtina, Bardhi, Hajvalia, Fabrika Palaj dhe disa njësi të KEK-ut.

Sindikalistët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje të punëtorëve, duke theksuar rëndësinë e bashkimit për kërkesat e tyre.

“Bashkë, të bashkuar dhe të vendosur për kërkesat tona!”, u tha në mesazhin e sindikatës, transmeton Klankosova.tv

Protesta, sipas Sindikatës së Re të KEK-ut, ka të bëjë me pakënaqësitë me pagat dhe kërkesat e papërmbushura nga menaxhmenti.