
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, është varrosur sot në fshatin e saj, Radavc.
Familja e saj nuk do të mbajë të pame, pasi në këtë fshat të Pejës nuk praktikohet kjo traditë.
Vrasja e saj ka tronditur opinionin publik, veçanërisht pas raportimeve se ajo kishte kërkuar ndihmë nga institucionet vetëm tri ditë para se të vritej.
Për vrasjen e Arlindës është shpallur në kërkim kunati i saj, Albert Sylaj, i cili, sipas raportimeve, vazhdon të jetë në arrati.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali