
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në ndeshjen mes Al Jaziras nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe skuadrës iraniane Gol Gohar, e zhvilluar në kuadër të Ligës së Kampionëve të Azisë 2.
Gjyqtari sirian, Hanna Hattab, u zëvendësua gjatë pushimit mes pjesëve, pasi skuadra iraniane e akuzoi se po e drejtonte ndeshjen nën ndikimin e alkoolit.
Situata u tensionua në minutën e 32-të, kur arbitri ndëshkoi me karton të verdhë portierin e Al Jaziras, Ersin Destanoglu, pas një aksioni që shkaktoi konfuzion në fushë.
Pas këtij vendimi, Gol Gohar kërcënoi se nuk do të rikthehej në fushë për pjesën e dytë nëse Hattab vazhdonte të ishte gjyqtari kryesor i takimit.
Pas protestave të skuadrës iraniane, u vendos që arbitri i katërt ta zëvendësonte gjyqtarin sirian për pjesën e mbetur të ndeshjes.
Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar se Hattab ishte nën ndikimin e alkoolit, ndërsa nuk është bërë e ditur nëse ndaj tij do të ndërmerren masa disiplinore.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali