Skenderaj: Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF, Policia nis hetimet

Skenderaj: Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF, Policia nis hetimet

Written by

in

Skenderaj: Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF, Policia nis hetimet

Një person është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Skenderaj, të mërkurën në mbrëmje.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti është raportuar më 28 tetor, rreth orës 22:40, në rrugën “Fazli Grajqevci” në Skenderaj.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, me auto-ambulancë ishte sjellë në QKMF Skenderaj pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, theksohet në raport, transmeton Klankosova.tv.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.