
Getafe po synon të përforcohet me emra të njohur të futbollit evropian.
Pas interesimit për Dani Carvajalin, klubi madrilen i ka dërguar një ofertë zyrtare edhe Jadon Sanchos, ish-futbollistit të Manchester Unitedit dhe Borussia Dortmundit.
Sancho aktualisht është pa klub, pas shkëputjes së kontratës me “Djajtë e Kuq”.
Getafe synon ta përsërisë formulën e përdorur në rastin e Mason Greenwoodit, ish-bashkëlojtarit të Sanchos.
Futbollisti anglez së fundmi ishte pjesë e Aston Villës, ku luajti si i huazuar.
Mbetet të shihet nëse Sancho do ta pranojë ofertën e klubit madrilen dhe do ta vazhdojë karrierën në La Liga.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post S’ndalet Getafe, pas Carvajalit synojnë edhe ish-yllin e Unitedit appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali