
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përsëritur edhe një herë ftesën për dialog drejtuar studentëve që prej javësh protestojnë kundër qeverisë, duke kërkuar largimin e tij nga detyra.
Edhe këtë të enjte, para godinës së kryeministrisë është vendosur e ashtuquajtura “Sofra e Gurtë”, mbi të cilën janë vendosur letra me mbishkrimin “Dialog”, transmeton Klankosova.tv.
Pamjet e tryezës prej guri Rama i ka publikuar në rrjetet sociale, duke i shoqëruar me mesazhin e shkurtër “Mirëmëngjes”, në një tjetër përpjekje për t’i ftuar studentët në bisedime.
Kreu i qeverisë shqiptare ka deklaruar vazhdimisht se është i gatshëm të dëgjojë shqetësimet e studentëve dhe pedagogëve, si dhe të shqyrtojë propozimet e tyre përmes dialogut./Klankosova.tv