
Bota e futbollit ndalon frymën sonte, teksa Barcelona do të jetë nikoqire e rivalit të saj të përjetshëm, Real Madridit, në një nga përballjet më të mëdha dhe më me peshë në arenën ndërkombëtare sportive.
Përballja mes dy gjigantëve spanjollë, e cila tradicionalisht garanton spektakël, dramë dhe tensione të forta në fushë, pritet të nisë nga ora 21:00 në stadiumin legjendar “Camp Nou”, transmeton Klankosova.tv.
Në prag të kësaj supersfide, kampionët e Spanjës kanë bërë publike listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen, ku bien në sy dy mungesa mjaft të rëndësishme.
Katalanasit nuk do të mund të mbështeten në shërbimet e mbrojtësit Eric Garcia dhe mesfushorit organizator Dani Olmo, duke i krijuar vështirësi stafit teknik në formacionin bazë.
Pavarësisht mungesave në taborin e vendasve, përballja e sotme pritet të jetë një betejë e hapur për kreun e tabelës dhe prestigjin historik mes dy klubeve më të suksesshme të futbollit spanjoll.
