
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur këtë të mërkurë me një tjetër mesazh për dialog drejtuar studentëve që prej ditësh protestojnë në kryeqytet.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shqiptare ka shfaqur tryezën e gurtë tetë-cepëshe, mbi të cilën shkruhet fjala “Dialog”, shkruan A2, transmeton Klankosova.tv.
Mesazhi vjen në ditën e 16-të të protestës së studentëve, të cilët, pavarësisht numrit më të ulët të pjesëmarrësve, vijojnë të këmbëngulin në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Rama.