Përballja ndërmjet Kosovës dhe Austrisë zhvillohet nga ora 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Përkrahja e tifozëve pritet të jetë një motiv shtesë për futbollistet kosovare në këtë sfidë, ku synimi është të shfrytëzohet përparësia e terrenit vendas për të arritur një rezultat sa më të mirë.
Federata e Futbollit të Kosovës, ka njoftuar se hyrja në stadium do të jetë falas, duke u dhënë mundësi të gjithë tifozëve që të jenë pranë përfaqësueses dhe ta mbështesin atë nga afër.
“Bashkë për Kosovën, bashkë për ëndrrën e madhe!”, është mesazhi për tifozët para kësaj përballjeje të rëndësishme.
Burimi: RTKLive
