Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se të martën, më 27 tetor, moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas parashikimit, në orët e para të ditës ekziston mundësia për paraqitje të mjegullës.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 11 deri në 14 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.
Burimi: Dukagjini
