Sot mot me diell dhe vranësira të shpërndara

Sot mot me diell dhe vranësira të shpërndara

Written by

in

Të enjten, më 15 tetor, në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK).

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 16 deri në 19 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.

Burimi: Dukagjini