Sot(e diele) me 11 tetor në Pozheran të Vitisë do t’u jepet lamtumira e fundit Nafije e Egzon Bogujevcit që u vranë tragjikisht të premten.
Ritualet e fundit fetare pritet të kryhen në ora 15:40 në Xhaminë e Pozheranit të Vitisë.
I dyshuari për vrasjen, ish-burri i Nafijes, është vetëdorëzuar, ndërsa arma e zjarrit është sekuestruar.
Në këtë rast është plagosur edhe axha i viktimave, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Burimi: Dukagjini
