Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët, ndërsa në disa zona të vendit parashihen reshje shiu.
IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin nga 4°C deri në 7°C, ndërsa temperaturat maksimale nga 17°C deri në 21°C.
Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi 1–6 m/s. /Telegrafi/