Spalletti tregon se pse Zhegrova luajti nga minuta e parë ndaj Venezias

Spalletti tregon se pse Zhegrova luajti nga minuta e parë ndaj Venezias

Written by

in

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka folur sërish për Edon Zhegrovën, duke shpjeguar se çfarë e shtyu t’i jepte futbollistit kosovar mundësinë të niste nga minuta e parë në ndeshjen ndaj Venezias.

Në konferencën për media të mbajtur të mërkurën, tekniku italian ka bërë të ditur se kalendari i ngjeshur i ndeshjeve e detyroi të ndryshonte përbërjen e skuadrës dhe të aplikonte rotacion. Në mesin e futbollistëve që përfituan nga këto ndryshime ishte edhe Zhegrova.

27-vjeçari e shfrytëzoi në mënyrën më të mirë rastin e dhënë. Në përballjen e së dielës ndaj Venezias, ai për herë të parë luajti një ndeshje të plotë me fanellën e Juventusit, duke kontribuar edhe me një asistim në fitoren bindëse 4-0 të “Zonjës së Vjetër”.

telegrafi.com

Spalletti ka shpjeguar se vendimi për ta aktivizuar Zhegrovën nga fillimi ishte pjesë e planit për të menaxhuar ngarkesën e lojtarëve, pasi Juventusi e ka një periudhë me tri ndeshje brenda pak ditësh.

“Pikërisht për shkak të tri ndeshjeve lindi edhe mundësia që Zhegrova të kishte rastin të luante nga minuta e parë. Qëllimi është të bëhet një rotacion i duhur, në mënyrë që skuadra të arrijë t’i përmbyllë tri ndeshjet pa i ngarkuar tepër futbollistët”, ka deklaruar Spalletti.

Juventusin e pret të enjten përballja me Omonian, në kuadër të xhiros së pestë të fazës së ligës në Ligën e Evropës, ndërsa të dielën do të përballet me Comon në kampionat.

Zhegrova po vazhdon të fitojë hapësirë te skuadra italiane. Në dhjetë ndeshjet e zhvilluara këtë edicion, ai ka regjistruar dy gola dhe tri asistime. /Telegrafi/