Spitali i Mitrovicës kryen mbi 319 mijë analiza laboratorike për më shumë se 16 mijë pacientë

Spitali i Mitrovicës kryen mbi 319 mijë analiza laboratorike për më shumë se 16 mijë pacientë

Written by

in

Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka njoftuar se gjatë periudhës nëntëmujore janë realizuar gjithsej 319 mijë e 704 parametra të analizave laboratorike për 16 mijë e 463 pacientë.

Sipas raportit zyrtar të spitalit, analizat biokimike dhe hematologjike janë kryer për pacientët e shtrirë në reparte, ata që kanë marrë trajtim në Shërbimin e Emergjencës, si dhe për pacientët ambulantorë.

Në njoftim bëhet e ditur se laboratori i spitalit ofron shërbime 24 orë në ditë, duke siguruar mbështetje laboratorike për pacientët e hospitalizuar dhe ata që kërkojnë trajtim emergjent. /Telegrafi/