Skuadra e drejtuar nga Victor Wembanyama triumfoi bindshëm ndaj Phoenix Suns, me rezultat 122-96.
Serinë e fitoreve e kanë vazhduar edhe Golden State Warriors, të cilët zhvilluan një ndeshje dominuese ndaj New Orleans Pelicans, duke fituar me plot 51 pikë diferencë, 138-87.
Në formë të mirë po vazhdojnë edhe Los Angeles Lakers. Skuadra e Luka Donçiqit triumfoi në udhëtim ndaj Atlanta Hawks, me rezultat 124-114, duke regjistruar fitoren e gjashtë radhazi.
Ndërkohë, Detroit Pistons mposhti Washington Wizards me shifrat 122-111. Anthony Davis zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer për skuadrën nga Uashingtoni, por kjo nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.
Fitore në këtë xhiro regjistroi edhe Houston Rockets, që triumfuan para tifozëve të tyre ndaj Denver Nuggets, me rezultat 110-100.
Një përfundim dramatik pati përballja mes Dallas Mavericks dhe Indiana Pacers. Skuadra e Dallasit, e udhëhequr nga yjet Cooper Flagg dhe Kyrie Irving, arriti të sigurojë fitoren me rezultat 125-122, në sekondat e fundit të takimit.
Rezultatet e ndeshjeve në NBA:
– Charlotte Hornets – Cleveland Cavaliers 124-112
– Atlanta Hawks – Los Angeles Lakers 114-124
– Detroit Pistons – Washington Wizards 122-111
– Toronto Raptors – Memphis Grizzlies 102-118
– Dallas Mavericks – Indiana Pacers 125-122
– Houston Rockets – Denver Nuggets 110-100
– Phoenix Suns – San Antonio Spurs 96-122
– Golden State Warriors – New Orleans Pelicans 138-87
Burimi: RTKLive
