
Zëvendëskryeministri i parë, Glauk Konjufca, nuk u pajtua me dënimet që iu dhanë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
E kjo bindje mbase do ia orientojë edhe rrugën drejt hartimit të strategjisë shtetërore për procedurat e apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë, pasi i njëjti mori drejtimin e grupit punues.
Përzgjedhja e ministrit të Punëve të Jashtme në këtë punë, nuk është pa shkas.
Themelimi i këtij grupi u mirëprit nga Partia Demokratike, anise vlerësojnë se duhej bërë më herët.
Çka do bëhet e çfarë kërkohet nga ky komision, presin të dinë më tepër edhe në Lidhjen Demokratike.
Në Aleancë janë të gatshëm të japin ndihmën e vet.
Pas vendimit dënues për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, deputetët votuan në dy lexime edhe për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Kronika në vijim sjell detaje: