
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përsëritur sërish ftesën për dialog drejtuar studentëve protestues.
Për të pestën ditë radhazi, Rama ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook fotografinë e sofrës së gurtë të vendosur para Kryeministrisë, mbi të cilën ndodhen letrat me ftesën për dialog.
Pavarësisht refuzimit të studentëve për t’iu përgjigjur kësaj ftese, kryeministri po vazhdon ta mbajë të hapur ofertën për bisedime.