Sulm kibernetik ndaj FIFA-s, hakerët sigurojnë qasje në dokumente dhe të dhëna

Sulm kibernetik ndaj FIFA-s, hakerët sigurojnë qasje në dokumente dhe të dhëna

Written by

in

Organizata botërore e futbollit e ka konfirmuar sulmin të enjten, duke e cilësuar atë si veprim kriminal.

“FIFA konfirmon se ka qenë viktimë e një sulmi kibernetik kriminal, që ka rezultuar me qasje të paautorizuar në një numër të kufizuar të të dhënave personale dhe afariste”, thuhet në deklaratën e një zëdhënësi të FIFA-s për agjencinë Reuters.

FIFA e ka dënuar ashpër marrjen dhe publikimin e paligjshëm të informacionit, veçanërisht të të dhënave personale, duke e cilësuar këtë veprim si shkelje serioze dhe të papranueshme të privatësisë.

Megjithatë, organizata nuk ka bërë të ditur se sa persona apo institucione janë prekur, kur ka ndodhur sulmi dhe çfarë përmbanin të dhënat afariste të siguruara nga hakerët.

Sipas një personi që ka njohuri të drejtpërdrejta për rastin, më pak se 0,1 për qind e të dhënave që posedon FIFA janë prekur nga sulmi. I njëjti burim ka bërë të ditur se hakerët nuk kanë pasur qasje në asnjë dokument të projektit të braktisur “FIFA Forward Enterprise”.

Ndërkohë, në korrik, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, kishte njoftuar për anulimin e planeve për shitjen e një pjese të organizimit të Kupës së Botës te investitorët privatë, pas reagimeve të shumta kundërshtuese.

Plani parashihte sigurimin e deri në katër presje dy miliardë dollarëve, përmes shitjes së njëzet për qind të aksioneve në një njësi të re që do të menaxhonte ngjarjet e FIFA-s, përfshirë Kupën e Botës.

Burimi: RTKLive