Sulm me armë në një shkollë fillore në SHBA, vriten tre fëmijë dhe një mësues

Sulm me armë në një shkollë fillore në SHBA, vriten tre fëmijë dhe një mësues

Written by

in

Sulm me armë në një shkollë fillore në SHBA, vriten tre fëmijë dhe një mësues

Tre fëmijë dhe një mësues kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me armë zjarri në një shkollë fillore në shtetin amerikan të Oregonit, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur të enjten, më 15 tetor, në shkollën fillore “Silver Rail”, në qytetin Bend, ku një 16-vjeçar dyshohet se ka hyrë me forcë në objekt dhe ka hapur zjarr.

Sipas autoriteteve, viktimat janë tre fëmijë të moshave 5, 8 dhe 11 vjeç, si dhe një mësues. Ndërkaq, një fëmijë shtatëvjeçar dhe një mësues 54-vjeçar janë dërguar në spital në gjendje kritike.

Shefi i Policisë së Bendit, Mike Krantz, ka deklaruar se sulmuesi kishte hyrë në shkollë duke qëlluar me armë zjarri në dyert e mbyllura të ndërtesës.

Sipas tij, 16-vjeçari është qëlluar për vdekje nga një qytetar i armatosur, i cili e kishte ndjekur brenda shkollës dhe ishte përballur me të.

Policia ka mbërritur në vendngjarje pak minuta pas raportimeve të para për të shtëna me armë zjarri.

Identiteti i të dyshuarit nuk është bërë publik, ndërsa autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje për motivin e sulmit apo për ndonjë lidhje të mundshme të tij me shkollën.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sulm me armë në një shkollë fillore në SHBA, vriten tre fëmijë dhe një mësues appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali