Sipas raportit policor, i dyshuari, shtetas algjerian, dyshohet se nën ndikimin e alkoolit e ka sulmuar fizikisht viktimën, e cila kishte qëndrim të përkohshëm në këtë qendër.
Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në Prishtinë, për trajtim mjekësor.
I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Burimi: RTKLive
