Sulmohet mjeku në Emergjencën e Vushtrrisë – pacienti kërkon me ngulm kontrollin, e godet dhe e shtyn pas mosmarrëveshjes

Sulmohet mjeku në Emergjencën e Vushtrrisë – pacienti kërkon me ngulm kontrollin, e godet dhe e shtyn pas mosmarrëveshjes

Written by

in

Sulmohet mjeku në Emergjencën e Vushtrrisë – pacienti kërkon me ngulm kontrollin, e godet dhe e shtyn pas mosmarrëveshjes

Një incident ndaj personelit shëndetësor është raportuar në Spitalin “Sheikh Zayed” në Vushtrri, ku një mjek kujdestar dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një person që kishte kërkuar të kontrollohej në repartin e Emergjencës.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më 19 tetor 2026, rreth orës 14:42, ndërsa viktimë e sulmit është mjeku R.D, rreth 56-vjeçar.

Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, një burrë ende i paidentifikuar kishte shkuar në Emergjencë dhe kishte insistuar që të kontrollohej pikërisht nga mjeku kujdestar.

Meqenëse, sipas raportimit, gjendja për të cilën kërkonte kontroll nuk ishte vlerësuar si emergjente, atij i ishte shpjeguar se ku duhej të drejtohej për të marrë shërbimin përkatës.

Por ky udhëzim dyshohet se ka shkaktuar reagimin agresiv të personit.

Sipas deklarimit të mjekut, i dyshuari e ka goditur me dorë në krah dhe më pas e ka shtyrë, duke shkaktuar një incident brenda repartit të Emergjencës.

Në ato momente kanë ndërhyrë punonjësit e tjerë shëndetësorë, të cilët kanë arritur ta largojnë personin nga ambientet ku kishte ndodhur sulmi.

Rasti është denoncuar në Polici, ndërsa për ngjarjen është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.

Pas konsultimit me Prokurorinë, rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Personi i dyshuar ende nuk është identifikuar, ndërsa Policia po vazhdon hetimet për të zbuluar identitetin e tij dhe për të sqaruar plotësisht rrethanat e incidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali