Sulmoi fizikisht nënën dhe motrën e mitur në Fushë Kosovë, 20-vjeçari përfundon në Polici – të dy viktimat kërkojnë ndihmë mjekësore

Sulmoi fizikisht nënën dhe motrën e mitur në Fushë Kosovë, 20-vjeçari përfundon në Polici – të dy viktimat kërkojnë ndihmë mjekësore

Written by

in

Sulmoi fizikisht nënën dhe motrën e mitur në Fushë Kosovë, 20-vjeçari përfundon në Polici – të dy viktimat kërkojnë ndihmë mjekësore

Një mosmarrëveshje familjare në Fushë Kosovë ka eskaluar në dhunë fizike, ku një i ri dyshohet se ka sulmuar nënën dhe motrën e tij të mitur. Të dyja kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa rasti është denoncuar në Polici, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, ngjarja ka ndodhur të dielën, më 25 tetor 2026, në rrugën “Eqrem Çabej”, ndërsa Policia është njoftuar për rastin rreth orës 11:00.

Burimet bëjnë me dije se i dyshuari është një 20-vjeçar, i identifikuar me inicialet D.M., ndërsa viktima janë nëna e tij, 41-vjeçarja B.N., dhe motra e mitur, D.M., e lindur në vitin 2009.

Nga informacionet fillestare rezulton se mes familjarëve kishte pasur një mosmarrëveshje, e cila më pas kishte kaluar në përplasje fizike.

Gjatë incidentit, i riu dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe motrës së tij.

Si pasojë e sulmit të dyshuar, të dyja viktimat kanë kërkuar dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.

Pas raportimit, njësitë reaguese të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa rasti është marrë në trajtim nga hetuesit për dhunë në familje.

Bazuar në deklaratat e palëve të përfshira dhe veprimet fillestare hetimore, për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit.

Me udhëzim të Prokurorisë, është iniciuar rasti për veprën penale “Dhuna në familje”.

Pavarësisht denoncimit për sulmin ndaj dy familjareve, me vendim të Prokurorisë, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rrethanat e plota të incidentit mbeten objekt i hetimeve.

Shënim: Identiteti i palëve është mbrojtur, veçanërisht ai i viktimës së mitur. I dyshuari konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali