
Një 20-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij të mitur në fshatin Zhitkovc të Zveçanit.
Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Luka Milovic, rreth 20-vjeçar, ndërsa viktima është një vajzë 17-vjeçare, e cila e ka denoncuar rastin në Polici.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 19 tetor, rreth orës 19:00, ndërsa viktima është paraqitur në Hetimet Rajonale në Mitrovicën e Veriut, ku ka raportuar sulmin nga i dashuri i saj.
Pas denoncimit, hetuesit e Njësisë për Hetimin e Dhunës në Familje, në koordinim me hetuesit e Stacionit Policor në Zveçan, kanë identifikuar të dyshuarin dhe e kanë shoqëruar në stacion policor.
Pas intervistimit, prokurori kujdestar ka nxjerrë vendim për ndalimin e Milovicit deri në 48 orë, ndërsa ai është dërguar në Qendrën e Ndalimit në Mitrovicën e Jugut.
Megjithatë, më 22 tetor, me vendim të prokurorit, Milovicit i është ndërprerë ndalimi dhe ai është liruar nga Qendra e Ndalimit.
Rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa ende nuk dihen arsyet që kanë çuar në ndërprerjen e ndalimit.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali