Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin me bar artificial në Gjilan, me fillim nga ora 18:00, duke hapur zyrtarisht duelet e kësaj jave në Superligën e Kosovës në futboll.
Gjilani hyn në këtë takim me moral të ngritur, pas fitores së parë nën drejtimin e trajnerit Zekirija Ramadani. Skuadra vendase do të synojë të vazhdojë me rezultate pozitive, në përpjekje për t’u afruar me pozitat e kreut të tabelës.
Në anën tjetër, Llapi i drejtuar nga Tahir Batatina kërkon të reagojë pas një fillimi të vështirë të sezonit. Për skuadrën nga Podujeva, çdo pikë është e rëndësishme në rrugën drejt përmirësimit të pozitës në tabelë.
Xhiroja e 11-të vazhdon të shtunën me dy ndeshje. Vushtrria do të përballet me Ballkanin nga ora 14:00, ndërsa Drenica dhe Malisheva do të luajnë nga ora 18:00.
Kjo xhiro do të mbyllet të dielën me dy ndeshjet e fundit, ku Feronikeli ’74 takohet me Dukagjinin, derisa Prishtina sfidon Dritën në derbin e kësaj fundjavë.
Të dyja përballjet janë paraparë të nisin nga ora 13:00.
Burimi: RTKLive
