Sveçla flet pas aksionit policor, ku në mesin e të arrestuarve është edhe ish-ministri Haraqija

Sveçla flet pas aksionit policor, ku në mesin e të arrestuarve është edhe ish-ministri Haraqija

Written by

in

Sveçla flet pas aksionit policor, ku në mesin e të arrestuarve është edhe ish-ministri Haraqija

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka mirëpritur aksionin e përbashkët të Policisë së Kosovës, Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë dhe Prokurorisë, që rezultoi me goditjen e një grupi të dyshuar kriminal të përfshirë në trafikimin dhe shpërndarjen e kokainës në rajonin e Prishtinës.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka bërë të ditur se në kuadër të operacionit të koduar “Heshtja” janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar.

Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar rreth 1.6 kilogramë kokainë, substanca të tjera narkotike, përfshirë marihuanë dhe ekstazi, si dhe asete në vlerë të përgjithshme prej rreth 301 mijë eurosh, transmeton Klankosova.tv.

Sveçla ka vlerësuar se ky operacion dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe të hetimeve profesionale në luftimin e krimit të organizuar.

“Beteja jonë përballë kësaj dukurie, e cila prek të gjithë shoqërinë tonë e veçanërisht të rinjtë, është e vazhdueshme, e pandalshme dhe e pakompromis”, ka shkruar ai.

Ai ka theksuar se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të mbështesin dhe fuqizojnë institucionet e sigurisë dhe zbatimit të ligjit për të luftuar grupet kriminale në çdo nivel të organizimit të tyre.

Në mesin e të arrestuarve është edhe ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqija.