Sveçla flet për gomat e Policisë: Kemi rezerva për 73 për qind të veturave

Sveçla flet për gomat e Policisë: Kemi rezerva për 73 për qind të veturave

Written by

in

Sveçla flet për gomat e Policisë: Kemi rezerva për 73 për qind të veturave

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka folur lidhur me anulimin e tenderit për furnizimin dhe montimin e gomave dimërore për Policinë e Kosovës.

Sveçla ka deklaruar se tenderi është anuluar si rezultat i procedurave që, sipas tij, ishin të papërgjegjshme.

Ai bëri të ditur se, bazuar në analizat dhe raportet, Policia e Kosovës ka në dispozicion në depot e saj goma për 73 për qind të automjeteve.

Ndërsa, sipas tij, nevojat aktuale për furnizim me goma janë për të mbuluar edhe 27 për qind të automjeteve të Policisë.

Ministri nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me procedurat e reja të furnizimit.