Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se një operacion i Departamentit të Hetimeve të Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, ka rezultuar me arrestimin e një shtetasi gjerman dhe sekuestrimin e 43 armëve të gjata automatike.
Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka thënë se lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të armëve mbetet e palëkundur.
Ai ka theksuar se institucionet e Kosovës po dëshmojnë përkushtim dhe profesionalizëm në parandalimin dhe luftimin e veprimtarive kriminale, përfshirë rrjetet e trafikimit ndërkombëtar.
“Sundimi i ligjit nuk ka kompromis”, ka shkruar Sveçla, duke shtuar se institucionet do të vazhdojnë me vendosmëri luftën kundër krimit të organizuar dhe garantimin e sigurisë për qytetarët.
Burimi: RTKLive
