Trajneri Mauricio Pochettino ka pranuar se Manchester United duhet ta përballojë realitetin e vështirë, pasi skuadra e tij pësoi humbje të thellë 4-0 nga Liverpooli, duke rënë në pozitën e 19-të në tabelën e Ligës Premier për sezonin 2026/27.
Pas ndeshjes, trajneri argjentinas u pyet nëse është i shqetësuar për mundësinë që Manchester United të përfundojë sezonin me rënie nga elita e futbollit anglez.
“Ka ende shumë ndeshje për t’u zhvilluar. Duhet ta pranojmë realitetin. Duhet të jemi United. Është e qartë se ajo që ndodhi pas tetë minutash ndodhi dhe plani ynë shkoi në drejtim të kundërt”.
Ndërkohë, trajneri argjentinas nuk mori përsipër përgjegjësinë për problemet e skuadrës në repartin defensiv, pasi Manchester United ka pranuar 34 gola në Ligën Premier këtë sezon.
Ai theksoi se dëshiron të flasë vetëm për atë që ndodhi në përballjen me Liverpoolin, duke mos marrë përgjegjësi për golat e pësuar në ndeshjet e mëparshme.
“Për mua, pyetni vetëm për ndeshjen e sotme. Nuk marr përgjegjësi për atë që ka ndodhur në të kaluarën. Marr përgjegjësi vetëm për golat që pranuam sot, kur mbetëm me dhjetë lojtarë”, përfundoi trajneri i Manchester Unitedit.
Man Unitedi në ndeshjen e radhës do të jetë mysafir i Sporting Lisbones./Telegrafi/