Tahiri kërkon debat për energjinë: Kosova po e blen atë më së shtrenjti në Ballkanin Perëndimor

Tahiri kërkon debat për energjinë: Kosova po e blen atë më së shtrenjti në Ballkanin Perëndimor

Written by

in

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar që gjendja në sektorin e energjisë të trajtohet me prioritet në Kuvend.

Ai ka bërë të ditur se kërkesa për debat parlamentar lidhur me gjendjen në sektorin e energjisë dhe problemet në këtë sektor është dakorduar që të shqyrtohet javën e ardhshme.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri ka deklaruar se Kosova po e blen energjinë me çmimin më të lartë në nivel të Ballkanit Perëndimor.

Ai ka ngritur shqetësimin edhe për bllokun B1, i cili, sipas tij, aktualisht është jashtë funksionit.

“Kosova është duke e blerë energjinë me çmimin më të lartë në nivel të Ballkanit Perëndimor. Sot për sot, blloku më i rëndësishëm, B1, është jashtë funksionit. Diskutimi për energjinë realisht është diskutim për jetën. Trajtimi i kësaj teme me prioritet është forcim i pozicionit jo vetëm energjetik, por edhe strategjik të Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Burimi: Dukagjini