Tahiri: Ky do të jetë dimri i fundit i Qeverisë Kurti

Tahiri: Ky do të jetë dimri i fundit i Qeverisë Kurti

Written by

in

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka paralajmëruar rënien e shumicës aktuale në pushtet, duke e lidhur këtë me situatën energjetike dhe importin e madh energjisë elektrike.

Në Debat Plus, Tahiri ka thënë se shifrat e importit të energjisë dhe kostoja që pritet të rëndojë gjatë dimrit do të jenë të papërballueshme.

Sipas tij, kjo situatë do të shënojë fundin e shumicës aktuale qeverisëse.

“Fillimi i fundit, rënia e kësaj qeverie janë këta numra dhe është ky dimër. I cili do të jetë me të vërtet i papërballueshëm… ky është dimri i fundit i kësaj qeverie, i këtij kontstelacioni  qeverisës. E a do të bëj ai ndonjë matematikë, naj koalicion nuk e di. Por, ky do të jetë dimri i fundit i kësaj shumicë. Për shkak se kjo nuk tejkalohet”, ka deklaruar Tahiri.

 

Burimi: Dukagjini