Takim në Kuvend: Haxhiu pret delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Takim në Kuvend: Haxhiu pret delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Written by

in

Takim në Kuvend: Haxhiu pret delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar një takim me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Në fillim të takimit, mediave u është mundësuar marrja e pamjeve.

Gjatë vizitës në Kuvend, delegacioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s pritet të takohet nga ora 10:00 me anëtarët e Komisioneve Parlamentare për Punë të Jashtme dhe Integrim Evropian, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu, në orën 11:00, delegacioni pritet të zhvillojë takim me përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në Kuvend.